Ibraimi: Kemi analizuar mirë gabimet nga ndeshja e parë, shpresoj të shënoj sërish

Në konferencën e sotme për shtyp para gazetarëve, nën shoqërim të trajnerit Qatip Osmani, doli edhe sulmuesi më i spikatur i Struga Trim Lum në garat europiane, Besart Ibraimi.

Edhe pse e pranon që Struga Trim Lum do ta ketë të vështirë, pas rezultatit nga ndeshja e parë, ai beson fuqishëm në një rezultat pozitiv, duke shpresuar që këtë herë edhe fati të jetë në anën e skuadrës strugane.

“E kemi analizuar mjaft mirë ndeshjen e kaluar në transfertë kundër Sllovan Bratisllava, ashtu që këtë herë besojmë të mos përsërisim gabimet e njëjta, por që ti minimalizojmë ato dhe të shpresojmë që këtë herë edhe fati do të jetë në anën tonë. Pavarësisht dy golave disavantazh, neve besojmë fuqishëm në një rezultat pozitiv, edhe pse do ta kemi të vështirë” – u shpreh Besart Ibraimi, i cili në pyetjen nëse do shënonte sërish kundër kampionëve të Sllovakisë, u shpreh: “Neve sulmuesit jemi këtu për të shënuar. Kuptohet që si sulmues mundohemi të shënojmë në  çdo ndeshje, mirëpo them lirisht se më e rëndësishme në këtë moment, është që të arrihet objektivi i skuadrës, e që pa dyshim se është kalimi në turin tjetër”.

Ndeshja e parë në Bratisllavë u mbyll me shifrat 4:2 në favot të kundërshtarit, teksa që të dy golat i realizoi vetë Ibraimi, që njëherit mban edhe epitetin e golashënuesit më të mirë në garat europiane nga futbollistët vendor.

Ai numëron plotë 28 gola, 9 prej të cilëve me Struga Trim Lum. Ndeshja e nesërme kundër Sllovan Bratisllava do të jetë ndeshja e 10-të jubilare, që Ibraimi do ta zhvillojë me fanellën e skuadrës strugane, ku deri më tani ka shënuar 9 gola, nga po aq ndeshje.

Leave a Reply