Angli-Spanjë do të jetë finalja e Euro 2024

Anglia do të jetë kundërshtari i Spanjës në finalen e madhe të “Euro 2024”, pasi sonte “Albioni Krenar” në gjysmëfinalen e dytë eliminoi Holandën, duke shënuar fitore 2:1.

Edhe në këtë ndeshje, njëjtë sikurse mbrëmë ekipi humbës shënoi i pari, me “tulipanët” që avansuan me golin e Simons që në minutën e 7-të, derisa përmbysja e Anglisë ndodhi falë golave të shënuar nga Hari Kejn nga pika e bardhë në minutën e 18-të dhe të zëvendësuesit të tij, Ollie Ëatkins, që shënoi golin e fitores në minutën e parë të kohës shtesë prej gjithsej 4 minutuave.

Finalja e madhe, Spanjë – Angli në program është të dielën e 14 korrikut me fillim në ora 21:00 në stadiumin Olimpik në Berlin.

Leave a Reply