Struga e “re” gati për aventurën e re europiane

Struga Trim Lum aventurën e tretë europiane dhe të dytën në Ligën e Kampionëve, do ta nis me 10 korrik nga Bratisllava, aty ku do të përballet me shumë herë kampionët e Sllovakisë, Sllovan Bratisllava në raundin e parë kualifikues të ligës më prestigjioze europiane në nivel klubesh.

Do të jetë kjo hera e parë që kampionët e vendit tonë, Struga Trim Lum do të luaj kundër një skuadre nga Sllovakia në garat europiane, ku deri më tani numëron 10 ndeshje jubilare.

Struga Trim Lum është nisur gjatë ditës së sotme drejt Sllovakisë, edhe atë nga aeroporti i Ohrit direkt në Vienë, për të vijuar më pas rrugëtimin drejt Bratisllavës me autobus.

Kampionët e Struga Trim Lum nën dirigjimin e trajnerit të ri, Qatip Osmani, e kanë mbyllur fazën përgatitore në Strugë, aty ku iu bashkuan edhe blerjet e reja të merkatos.

Ndaj Sllovan Bratisllava për herë të parë do të shohim një Strugë të re, pas shumë ndryshimeve në organikë si dhe stafin drejtues.

Leave a Reply