Seleksionuesi Andov publikoi listën e futbollisteve të ftuara për ndeshjet kualifikuese me Letoninë dhe Slloveninë

Përfaqësuesja A e femrave të Maqedonisë, kah mesi i muajit korrik do ti zhvillojë dy ndeshjet e fundit eliminatore për kualifikim në Kampionatin Evropian të vitit 2025, që do të zhvillohet në Zvicër.

Në kuadër të xhiros së parafundit të grupit 2 (Liga C), futbollistet tona në terren vendas do të mirëpresin përfaqësuesen e Letonisë. Ndeshja është paraparë për me datë 12 korrik, me fillim në ora 17:30 në Qendrën stërvitore “Petar Milloshevski” në Shkup.

Në duelin e parë të zhvilluar mes këtyre dy përfaqësueseve, në kuadër të xhiros së parë të ciklit kualifikues, në Riga, Maqedonia kishte shënuar fitore 4:3.

Në xhiron e fundit, përfaqësuesja e Maqedonisë, me datë 16 korrik në terren mysafir, me fillim në ora 19:00, do të luaj kundër favoritit të grupit, Sllovenisë. Në ndeshjen e tyre të parë, në Shkup, përfaqësuesja e Sllovenisë regjistroi fitore të thellë prej 5:0.

Seleksionuesi i përfaqësueses së femrave të Maqedonisë, Aleksandar Andov, për këto dy ndeshje, vendosi që ti ftojë këta futbolliste:

PORTA:

Berna Kabakçi – Karson (SHBA)

Viktorija Pançurova – Tiverija

Kristina Pavlloska – Shkëndija

MBROJTJA:

Ana Milçevska – Gjeorgji

Ane Boshevska – Tiverija

Pavlinka Nikolovska – Ljuboten

Viktorija Nedeva – Tiverija

Katerina Milevska – Cevitana

Kristina Mojsoska – AS United

Elena Paneska – Kamenica Sasa

Elena Petrevska – Ljuboten

MESFUSHA:

Marijana Nadeva – Dortmund (Gjermani)

Radica Velkova – Kamenica Sasa

Hava Mustafa – Shkëndija

Aleksandra Markovska – Ljuboten

Simona Majer

Lençe Andreeska

Ihmete Limani – Veinberg (Gjermani)

Natasha Andonova – Levante – Spanjë

SULMI:

Yllza Maksuti – AS United

Gentijana Roçi – Kups (Finlandë)

Lora Sulejmani – GSPO 92 (Francë)

Afrodita Salihi – Shkëndija

Jovana Pavlovska – Tiverija

Grumbullimi i përfaqësueses është paraparë për sot në hotel Park, derisa stërvitjen e parë do ta zhvillojnë me fillim në ora 18:00.

Për ndeshjet e rradhës kundër Letonisë dhe Sllovenisë, në dyshim është paraqitja e Gentiana Roçit, për shkak dëmtimit që pësoi në stërvitjen e djeshme me klubin e saj në kampionatin e Finlandës.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply