Shkëndija e Haraçinës transferon ish futbollistin e FC Shkupit, Fatmir Arifi

Shkëndija e Haraçinës nuk ndalet në merkato. Të vendosur për të bërë atë hapin final drejt Ligës së Dytë, drejtuesit e skuadrës shkupjane po punojnë intenzivisht në përforcimin e skuadrës, duke bërë për vete së fundmi edhe një emër të njohur në futbollin vendor.

Fjala është për Fatmir Arifin, ndryshe i njohur me nofkën “Karllosi”, i cili dy vitet e fundit ishte pjesë e KF Besa Dobërdoll.

Ndryshe karrierën e kishte nisur te FC Shkupi, për të luajtur më pas edhe te Gostivari, Korabi, Ohrid Lihnidos, ndërsa gjithashtu kishte bërë  një karrierë edhe jashtë vendit, duke luajtur në Gjermani, me skuadrën amatore të Kosova-Hamburg, për të cilën skuadër në 12 ndeshje kishte shënuar 9 gola.

Fatmir Arifi numëron edhe 39 ndeshje në Ligën e Parë, si pjesë e FC Shkupit.

Kujtojmë, Arifi bëhet përforcimi i pestë për Shkëndijën e Haraçinës, skuadër kjo që deri më tani ka angazhuar edhe dy mbrojtësit Lupçe Trpeski dhe Borjan Todorovski, mesfushorin Jusuf Aliu si dhe portierin, Emre Ramadani (infOSport.mk)

Leave a Reply