Punë e kryer, Remi Selmani sulmuesi më i ri i Besa Dobërdollit!

Remzifaik Selmani është dakorduar me kushtet e ofruara nga ana e drejtuesve të Besës së Dobërdollit, dhe i njëjti sezonin e ri do të ndihmojë këtë skuadër në mesin e më të mirëve në futbollin vendor.

Informacione të besueshme pranë “infOSport.mk” bëjnë me dije se Selmani shumë shpejtë pritet të prezantohet me fanellën e skuadrës nga Dobërdolli, që me emrat e transferuar deri më tash, konfirmon se në Ligën e Parë nuk do të jetë vetëm si kalimtarë, por kjo skuadër do të luaj një rol të rëndësishëm.

Kujtojmë, deri më tani Besa e Dobërdollit edhe zyrtarisht për vete ka bërë portierin e mirënjohur, Kostadin Zahov, mbrojtësit Mexhit Neziri, Imran Fetai, Goran Siljanovski, Bashkim Veliu, si dhe mesfushorin e talentuar Admir Latifi.

Kjo skuadër gjithashtu ka arritur të mbajë edhe boshtin kryesor të skuadrës, ashtu që edicionin e ri pritet të jetë një surprizë e këndshme në Ligën e Parë.

Selmani, i cili pritet që së shpejti të prezantohet me fanellën e Besës së Dobërdollit, ka një eksperiencë të jashtëzakonshme në Ligën e Parë, aty ku numëron 163 ndeshje, 44 gola dhe 20 asistime.

Te Besa e Dobërdollit, 27-vjeçari, Selmani vjen nga rradhët e Bregallnicës, derisa në karrierën e tij në futbollin vendor, gjithashtu kishte luajtur edhe me Gostivarin, Shkëndijën, Renovën, më pastaj në Kosovë me Llapin, në Shqipëri me Partizanin e Tiranës, dhe në Hungari me Ujpesht dhe Mezőkövesd.

Informacionet që posedon “infOSport.mk”, bëjnë me dije se Selmani dhe Besa e Dobërdollit do të lidhen me një kontratë dy vjeçare. (infOSport.mk)

Leave a Reply