Konfirmohet lajmi i “infOSport.mk”, portieri Stevkovski i bashkohet Struga Trim Lum!

Tashmë gjithçka është zyrtare, Hristijan Stevkovski është portieri i ri i Struga Trim Lum. Një gjë të tillë “infOSport.mk”, kishte paralajmëruar që ditë më parë, ndërsa sot erdhi edhe konfirmimi nga ana e drejtuesve të Struga Trim Lum, që përmes faqes së tyre zyrtare, prezantuan gardianin shkupjan.

I lindur me 27 shkurt të vitit 1999-të, Hristijan Stevkovski hapat e parë i hodhi me të rinjtë e FK Skopje, me të cilën skuadër korrikun e vitit 2016-të debutoi edhe me ekipin e parë. Tek kjo skuadër Stevkovski kishte qëndruar për katër vite, mirëpo duke mos lënë gjurmë, ashtu siç bëri me Makedonija GJ.P.


Struga Trim Lum nuk ndalet, përforcon portën me një emër të njohur në Ligën e Parë!


Me këtë skuadër ai regjistroi plotë 110 ndeshje, përfshirë këtu edhe disa europiane, ndërsa gjithashtu me këtë skuadër ka fituar edhe dy trofe të Kupës së Maqedonisë, kur edhe ishte më i merituari, duke luajtur rolin e heroit në ruletin e penaltive.

Tani, Stevkovski nis një aventurë të re me Struga Trim Lum, pas katër vitesh të kaluara në Gjorçe Petrov, ku ka treguar rritje në vazhdimësi.

Ai me skuadrën kampione të vendit ka nënshkruat kontratë deri qershorin e vitit 2026.

Leave a Reply