Ronaldo qan si fëmijë pasi humbi penalltinë, lotët e tij “pushtojnë” rrjetet (VIDEO)

Kristiano Ronaldo ka shpërthyer në lot pas penalltisë së humbur kundër Sllovenisë, ndërsa reagimi i tij bëri xhiro nëpër rrjetet sociale.

Portugezi gaboi pikërisht në fundin e shtesës së parë, kur Orsato akordoi penallti për Portugalinë. Portieri Oblak i kuptoi krahun në minutën e 103′ duke pritur gjuajtjen sulmuesit portugez.

Pikërisht në pushimin e shkurtër të “extra-time”, Ronaldo nuk mund të mbante lotët. Pamjet kanë bërë xhiron e rrjetit, ndërsa shokët e skuadrës i qëndronin afër.

Ronaldo, megjithatë nuk gaboi në ruletin e penaltive, dhe ishte ai i cili shënoi i pari për të hapur rrugën edhe shokëve të tij të skuadrës, Bruno Fernandesh dhe Bernardo Silva, që dolën të jenë të saktë dhe në fund ndihmuan Portugalinë për të shënuar fitore 3:0 përballë Sllovenisë.

Portugalia në çerekfinale do të përballet me Francën, që më herët sot eliminoi Belgjikën, pas një autogoli të Vertongen në minutën e 85-të.

Leave a Reply