Rekordi i radhës në Euro 2024 i takon francezit, Kante

Kombëtarja e Francës arriti të sigurojë kualifikimin në fazën çerekfinale të Kampionatit Evropian falë fitores 1:0 ndaj Belgjikës.

Kjo fitore gëzoi tej mase mesfushorin e “gjelave”, N’Golo Kante, i cili ka vendosur një rekord të veçantë, duke u bërë kështu lojtari me më shumë ndeshje pa humbje rradhazi, kur ai ka qenë titullar me Kombëtaren e tij.

Në këtë sfidë mesfushori Kante ka thyer rekordin e spanjollit, Çavi, pasi Franca nuk ka humbur asnjë nga 19 ndeshjet e saj në turnetë madhor me N’Golo Kante në fushë.

Është ecuria më e gjatë e të qenurit i pamposhtur nga ndonjë lojtar evropian me 13 ndeshje të fituara dhe 6 barazime për N’Golo Kante, i cili pa dyshim se është një ndër mesfushorët më të mirë në historinë e kombëtares franceze.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply