Lamine Yamal barazon rekordin e jashtëzakonshëm të Ronaldos të vendosur tashmë prej 20 vitesh

Lamine Yamal në ndeshjen kundër Gjeorgjisë, të cilën Spanja e fitoi me shifrat 4:1, pavarësisht se ishte në disavantazh, ka arritur të barazojë një rekord të jashtëzakonshëm të Kristiano Ronaldos.

Edhe pse në fund të takimit ishte Rodri, ai që mori çmimin “Lojtari i Ndeshjes”, vëmendja megjithatë ishte tek 16-vjeçari Yamal, i cili ishte në qendër të shumicës së rasteve që Spanja i krijoi për gol kundër gjeorgjianëve.

Ai asistoi tek goli i Fabian Ruiz në pjesën e dytë, duke barazuar kështu një rekord që Kristiano Ronaldo e mbante tashmë për 20 vite të plota. Për Yamal ishte ky asistimi i tij i dytë në kuadër të Euro 2024, që do të thotë se ylli i Barcelonës sipas “OptaJoe”, është bërë adoleshenti i parë i cili asiston në të paktën dy gola në një Europian, që kur Ronaldo një gjë të tillë kishte bërë për Portugalinë në kuadër të Euro 2004.

Ylli portugez atë kohë ishte vetëm 19-vjeç, mirëpo tashmë Yamal i ka marrë primatin, pasi i njëjti është vetëm 16-vjeçar. (infOSport.mk)

Leave a Reply