Struga Trim Lum lëshon bombën, prezanton reprezentuesin e Maqedonisë, Stefan Spirovskin

Stefan Spirovski është emri më i ri që i bashkohet skuadrës kampione të Struga Trim Lum, që edhe njëherë tjetër po dëshmon se bëhet fjalë për një skuadër shumë serioze dhe se këtë vit pretendon edhe grupet e Ligës së Konferencës së paku.

Spirovski është një emër i njohur për opinionin në vend, pasi i njëjti një kohë të gjatë mbronte ngjyrat e përfaqësueses së Maqedonisë, duke qenë madje edhe pjesë e Europianit të vitit 2020(1).

Ai me fanellën e përfaqësueses së vendit tonë numëron plotë 55 paraqitje, ndërsa te skuadra strugane vjen nga rradhët e skuadrës së Etnikos nga Qiproja.

Për herë të fundit në futbollin tonë vendor kishte luajtur nga viti 2015 deri verën e vitit 2017, duke mbrojtur ngjyrat e Vardarit, ndwrkohw kishte luajtur gjithashtu edhe me Pelisterin dhe Rabotniçkin.

Eksperienca e tij e madhe në garat europiane, me siguri se do të jetë e mirëseardhur për skuadrën kampione të vendit tonë, sidomos në vijën e fundit të mesfushës, aty ku i njëjti bënë punën më së miri, edhe pse mund të luaj edhe si mesfushor qendre.

Me Stefan Spirovskin, i cili gjatë karrierës së bujshme kishte provuar veten të luaj edhe në Serbi, Hungari, Ukrainë, Armeni, Qipro dhe Bullgari, Struga Trim Lum ka nënshkruar kontratë për dy vite.

Leave a Reply