Pepe thyen një tjetër rekord dhe futet në histori

Tjetër rekord historik për mbrojtësin portugez, Pepe. Në moshën 41-vjeç e 126 ditë, ish mbrojtësi i Real Madridit, bëhet lojtari më i vjetër që aktivizohet në një ndeshje të fazës eliminatore në turne të mëdha (Kupë e Botës, apo Europian), duke thyer kështu rekordin e portierit Piter Shilton, nga Botërori i vitit 1990.

Asokohe portieri anglez, u aktivizua në duelin kundër Italisë, për vendin e tretë, teksa ishte 40-vjeç e 292 ditë.

Për sa i përket Pepes, mbrojtësi u aktivizua edhe sonte titullar në duelin ndaj Sllovenisë, ndeshje kjo e vlefshme për fazën e 1/8-ve të finales në Euro 2024.

Leave a Reply