Kombëtarja shqiptare rikthehet shumë shpejt në fushë, ja kur mund ti shihni djelmoshat “kuqezi”

Kombëtarja shqiptare ka mbyllur rrugëtimin e saj në Euro 2024, por shumë shpejtë do të rikthehet sërish në fushë.

Federata Shqiptare e Futbollit gjatë ditës së sotme ka publikuar agjendën e kuqezinjëve për ndeshjet e Ligës së Kombeve.

Shqipëria garon në Ligën B në grupin B1, së bashku edhe me Ukrainën, Gjeorgjinë dhe Çekinë.

Ndeshjen e parë në kuadër të ciklit të ri të Ligës së Kombeve, Shqipëria do ta zhvillojë me datë 7 shtator në transfertë kundër Ukrainës. Vetëm 3 ditë më vonë “kuqezinjtë” do të rikthehen të luajnë në “Air Albania”, aty ku do të mirëpresin Gjeorgjinë, një muaj më vonë (11 tetor) do të sfidojnë rivalët e vjetër, Çekinë në Pragë, ndërkohë më 14 tetor Gjeorgjinë në Tbilisi.

Dy ndeshjet e fundit Shqipëria do ti zhvillojë në “Air Albania”, kur fillimisht me 16 nëntor do të mirëpresin Çekinë, ndërsa te ditë më vonë do të përballen me Ukrainën.

Objektivi është i qartë, fitimi i grupit dhe kalimi në fazën tjetër, ku Shqipëria do të tentonte të fitonte Ligën B, e për t’u ngjitur në Ligën A, ku do të ishte krah për krahë me kombëtaret elitare. (infOSport.mk)

Leave a Reply