Struga Trim Lum ndeshjen e kthimit kundër Sllovan Bratisllava do ta zhvillojë në Ohër

Ditë më parë në Nion të Zvicrës përmes shortit skuadra kampione e Struga Trim Lum mësoi emrin e kundërshtarit të raundit të parë kualifikues në Ligën e Kampionëve. Goglat deshën që në këtë fazë të hershme kampionët e vendit të kenë skuadrën kampione të Sllovakisë, Sllovan Bratisllava, ndaj të cilëve ndeshjen e parë do ta zhvillojnë në transfertë.

E njëjta do të zhvillohet me datë 10 korrik (e mërkurë) me fillim në ora 19:00 në stadiumin “Tehelné pole” në Bratisllavë, që ka një kapacitet prej 22 500 ulëseve, ndërkohë ndeshjen e kthimit, Struga Trim Lum do ta zhvillojë me datë 17 korrik në Ohër, ndeshje kjo që do të startojë në ora 17:00.

Fituesi nga ky dyluftim do të vazhdojë garat në raundin e dytë të Ligës së Kampionëve, aty ku do të përballet me fituesin nga ndeshja, Flora Talin nga Estonia dhe Celje nga Sllovenia, ndërkohë ekipi që do të eliminohet do ta vazhdojë të luaj në raundin e dytë të Ligës së Konferencës, aty ku e pret përballja me ekipin humbës nga përballja midis Dinamo Minsk nga Bjellorusia dhe Pjunik nga Armenia.

Leave a Reply