EURO 2024, xhiroja II: Shqipëria e sheh veten brenda objektivit

Shqipëria e sheh veten brenda objektivit pas ndeshjeve të xhiros së dytë të fazës së grupeve në kuadër të EURO 2024.

Kuqezinjë gjenden në mesin e katër ekipeve më të mira të renditura aktualisht në vendin e tretë, e që realisht do ta sigurojnë nga një biletë për në 1/8 e finales.

Megjithatë përcaktuese do të jetë xhiroja e tretë, kur edhe zyrtarisht do të mësojmë, nëse Shqipëria do të jetë në mesin e atyre 4 skuadrave më të mira të renditura në vendin e tretë.

Shqipëria në xhiron e fundit të grupit “B” do të përballet me Spanjën, që tashmë e ka të siguruar një vend për në mesin e 16 kombëtareve më të mira në Kontinentin e Vjetër, ashtu që paralajmërimet janë që “iberikët” ndaj kombëtares shqiptare do të paraqiten me një formacion më ndryshe, nga ai i dy takimeve të para.

Është ky një lajm i mirë edhe për “kuqezinjtë” tanë, që në bazë të matematikave, edhe me një barazim kundër Spanjës do të mund të arrinin qëllimin, për tu kualifikuar në raundin e dytë të garave në kuadër të Euro 2024.

Kujtojmë, kjo është hera e dytë që Shqipëria merr pjesë në një event të këtillë kaq të rëndësishëm futbollistik, pas atij në vitin 2016.

Leave a Reply