Miqësore, Shkëndija fiton Tiranën, në element vëllezërit Ramadani (VIDEO)

Shkëndija e Tetovës në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri gjatë ditës së sotme në Ladorishtë të Strugës zhvilloi edhe takimin e dytë kontrollues. Kundërshtarë i “kuqezinjëve” këtë herë ishte skuadra me më shumë trofe e Shqipërisë, Tirana, ndaj së cilës skuadër të besuarit e trajnerit Jeton Beiqir shënuan fitore identike 1:0, sikurse në ndeshjen e parë kundër Tikveshit, njofton “infOSport.mk”.

Shkëndija ishte dukshëm kundërshtarë më i mirë përballë Tiranës së Bledi Shkëmbit, që sot kishte debutimin e tij si kryetrajner i “bardhebluve” nga kryeqendra shqiptare.

Futbollistët e Tiranës hasën në vështirësi, që nga fillimi i takimit, kjo për shkak të shumë lojtarëve të rinj që luanin për herë të parë së bashku.

Ndryshe golin e vetëm dhe të fitores për Shkëndijën e realizoi Reshat Ramadani, që në minutën e fundit të takimit përfitoi nga një harkim në zonë nga ana e vëllait të tij më të madh, Florentit.

Të dyja skuadrat do vazhdojnë me përgatitjet për sezonin e ri, por njëkohësisht edhe me ndeshjet tjera kontrolluese, që do ju shërbejnë para ndeshjeve të tyre zyrtare.


Formacionet:

Shkëndija: Taleski, Merxhani, Cake, Meliqi, Trumçi, Ramadani, Totre, Krasniqi, Shala, Krstevski, Ademi.

Trajner: J. Beqiri

Tirana: Selmani, Isuf, Kola, Meta, Mici, Përgjoni, Jaku, Tola, Jonuzi, Haxhiu, Prenga.

Trajner: B. Shkëmbi


 

Leave a Reply