Batshuai tradhëton sërish, këtë herë Fenerin për Galatan, çon peshë gjithë Stambollin!

Belgu Miçu Batshuai, ka bërë një lëvizje shumë të zjarrtë, duke ngritur në këmbë gjithë Stambollin. Ish sulmuesi i  Çelzit nuk pranoi të vazhdojë kontratën me Fenerbahçen, duke zgjedhur Galatasarajin, rivalin e madh të tashmë ish skuadrës së tij.

Mirëpo si duket nuk e ka menduar mirë këtë lëvizje, pasi edhe pse ende nuk është prezantuar zyrtarisht nga drejtuesit e Galatasarajit, ai është bombarduar nga mesazhet e shumta të tifozëve të Fenerbahçes, që madje e kishin kërcënuar edhe me vdekje.

Kujtojmë, Batshuai për herë të parë në Turqi kishte luajtur me Beshiktashin, dhe mund të thuhet se është futbollisti i vetëm i jashtëm kaq i guximshëm, për të ndërruar fanellat e tre skuadrave të mëdha rivale nga Stambolli.

Batshuai pjesë e Fenerbahçes ishte nga shtatori i vitit 2022. Ai brenda kësaj periudhe me skuadrën nga “Shukru Saraçogllu” kishte regjistruar 75 paraqitje, 44 gola dhe 5 asistime, duke lënë gjurmë me këtë skuadër.

Megjithatë edhe përkundër këtyre shifrave impresionuese dhe dëshirës së drejtuesve të Fenerbahçes për të vazhduar bashkëpunimin, Batshuai vendosi të largohet, duke tradhëtuar sërish.

Leave a Reply