Skenari i çmendur, ja se si Shqipëria mund të kualifikohet si e para e grupit B

Shqipëria falë golit të Gjasulës në minutat në vazhdim, arriti që të nxjerrë një barazim ndaj nënkampionëve të Botës, Kroacisë. Ishte kjo pika e parë që morrën “kuqezinjtë” në kuadër të Euro 2024 në grupin B, aty ku aktualisht ndodhen në pozitën e tretë, mirëpo me shpresa për një vend në raundin e dytë.

Në mbrëmje do të luhet një tjetër sfida mjaft e rëndësishme në grupin B, Spanja dhe Italia do të përlasin “brirët” mes tyre për vendin e parë dhe kjo ndeshje ngjall shumë interes edhe në mesin e gjitha shqiptarëve ane mbanë Botës, pasi pas çdo rezultati bëhen llogaritë për kualifikimin në fazën tjetër.

Por gjithsesi, aktualisht jemi 2 pikë më pak se Spanja dhe Italia, teksa kombëtarja shqiptare ka shanset reale për kualifikimin edhe si e para grupit. Në fakt janë disa skenarë të çmendur që na vijnë në mendje.

Futbolli është i paparashikueshëm dhe gjithçka mund të ndodhë. Kështu tifozët shqiptarë duhet të bëjnë tifo, që sfida e sotme mes Spanjës dhe Kroacisë të përfundojë në barazim.

Në këto kushte gjithçka do të ishte e hapur për vendin e parë. Në duelet e radhës Shqipëria sfidon Spanjën dhe Kroacia luan kundër Italisë.

Kështu Spanja dhe Italia do të kishin nga 4 pikë, ndërsa Shqipëria 1.

Kuqezinjtë duhet të fitojnë me 3 gola diferencë ndaj Spanjës në sfidën e së hënës, teksa do të shpresojmë më pas që Kroacia të fitojë jo më shumë se 3 gola diferencë me Italinë.

Në këto kushte të gjitha ekipet do të kishin nga 4 pikë, mirëpo Shqipëria vetëm për shkak gol-averazhit më të mirë do të përfundonte në pozitën e parë të grupit “B”.

Skenarë i çmendur ky, por në futboll mund të ndodhin gjëra të papritura, ndaj edhe futbolli është sporti më i dashur në Botë që të dhuron edhe shumë emocione, ashtu siç na dhuroi edhe në ndeshjen e djeshme, Kroaci-Shqipëri, kur “kuqezinjtë” i shpëtuan disfatës vetëm në minutat shtesë të takimit.

Leave a Reply