Mirlind Daku kërkon falje

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Mirlind Daku, ka kërkuar falje për fyerjet që ka bërë pas ndeshjes me Kroacinë në kuadër të “Euro 2024”.

Përmes profilit të tij në Facebook, Daku ka thënë se fyerjet e tij kanë qenë afekt i lojës.

“Ndjesë nëse kam fyer dikë pas ndeshjes me Kroacinë, afekti i lojës e bën të vetën, unë vazhdoj të punoj së bashku me gjithë grupin rreth ëndrrave tona. Falja është burrërore, dhe e ndjej obligim moral dhe profesional ta bëj një gjë të tillë, për gjithë ata që janë lënduar”, ka shkruar Daku në Facebook, ku gjithashtu nuk ka harruar ti falënderojë edhe tifozët e shkëlqyeshëm shqiptarë, që po përkrahin kombëtaren në këtë event të rëndësishëm europian.

“Si çdo futbollist, në ato momente emocionet janë në një nivel tjetër, ku vetëm brenda fushës mund të kuptohen, është e vështirë të përshkruash ndjenjën e të luajturit për këtë Kombëtare, për këta tifozë të mrekullueshëm që na japin dashni pa kufi, ashtu siç është dhe moto jonë, ‘Shqipëri dashni pa kufi’”, ka shkruar ai.

Kërkimfalja e tij u publikua tek pasi u njoftua zyrtarisht se UEFA ka nisur hetimet ndaj tij dhe Federatës së Shqipërisë për pretendimet për fyerje pas ndeshjes Shqipëri-Kroaci të mërkurën.

Leave a Reply