Eurogoli ndaj Skocisë, Xherdan Shaqiri futet në librin e rekordeve!

Xherdan Shaqiri në ndeshjen e tij të parë në kuadër të Euro 2024, arriti që të realizojë një super gol nga distanca ndaj Skocisë.

Futbollisti shqiptarë nga Kosova që mbron ngjyrat e kombëtares së Zvicrës tashmë disa vite me rradhë, kishte munguar në ndeshjen e parë ndaj Hungarisë, mirëpo trajneri Jakin sot e kishte vendosur atë në mesin e titullarëve, dhe nuk gaboi, pasi pikërisht Shaqiri në minutën e 26-të i dha barazimin Zvicrës sonte kundër Skocisë.

Futbollisti nga Zhegra e Gjilanit, realizoi një super gol, duke iu kundërpërgjigjur golit të McTominey në të 13-tën.

Pikërisht këto dy gola të shënuar brenda 30 minutave të para të takimit, dolën të jenë të vetmit të shënuar në këtë ndeshje të zhvilluar në Këlln.

Ndryshe, me golin e shënuar sonte ndaj Skocisë, Xherdan Shaqirin e vendosi veten në librin e rekordeve të futbollit, duke u bërë futbollisti i parë që realizon në 6 gara të mëdha ndërkombëtare radhazi: Kupa e Botës 2014, Kampionati Evropian 2016, Kupa e Botës 2018, Kampionati Evropian 2020, Kupa e Botës 2022 dhe tani Kampionati Evropian 2024.

Leave a Reply