Liga e Kampionëve, Struga Trim Lum mëson kundërshtarin e raundit të parë

Sot në Nion të Zvicrës u hodh shorti për ndeshjet e Ligës së Kampionëve, aty ku për të dytin vit me rradhë do të në përfaqësojë ekipi ynë kampion, Struga Trim Lum.

Goglat deshën që struganët në këtë fazë të hershme të përballen me kampionët e Sllovakisë, Sllovan Bratisllava.

Ndeshjen e parë Struga Trim Lum do ta zhvillojë në transfertë me datë 9/10 korrik, ndërsa atë kthyese si vendas do ta zhvillojë me datë 16/17 korrik.

Ekipi fitues vazhdon garat në raundin e dytë të Ligës së Kampionëve, derisa ekipi që do të pësojë vazhdon rrugëtimin në raundin e dytë të Ligës së Konferencës.

Leave a Reply