Pas Mazrekajt, Struga Trim Lum ndanë rrugët edhe me Zguron

Vangjel Zguro në sezonin e ri nuk do të jetë pjesë e kampionëve të Struga Trim Lum. Të njëjtit i përfundoi kontrata, ndërsa e njëjta nuk u vazhdua dhe tashmë Zguro është një lojtar i lirë.

Zguro skuadrës strugane iu bashkua verën e vitit të kaluar, kur erdhi nga rradhët e Bylisit nga kampionati shqiptarë.

Ai me fanellën e skuadrës së Struga Trim Lum zhvilloi gjithsej 38 ndeshje mes kampionatit dhe ndeshjeve europiane, duke regjistruar 3 gola dhe 7 asistime.

Zguro që të tre golat i realizoi në ndeshjet e Ligës së Parë, aty ku në fund doli të jetë kampion, duke shtuar në CV-në e tij edhe një titull tjetër, pas trofeut të Kupës së Shqipërisë të fituar me Kukësin. (infOSport.mk)

Leave a Reply