Struga Trim Lum i gëzohet triumfit të Real Madridit në Ligën e Kampionëve

Fitores së Real Madridit sonte në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve kundër Borusia Dortmundit, i është gëzuar edhe Struga Trim Lum, njofton “infOSport.mk”.

Fitorja e Realit ka ndikuar në vazon ku do të vendoset skuadra kampione e vendit tonë, Struga Trim Lum, ndërsa gjithashtu ka sjellë ndryshime në disa raunde të fazëz së kualifikueseve.

Duke pasur parasysh se Struga Trim Lum bënë pjesë në vazon e ekipeve jo favorite, fitorja e Real Madridit ka larguar nga grupi i skuadrave bartëse në Ligën e Kampionëve, dy skuadrat e njohura, Karabag dhe Ferencvarosh, skuadra këto që ishin në mesin e skuadrave që mund të shortoheshin me kampionët e vendit tonë.

Vendin e Ferencvarosh dhe Karabag, do të zënë kampionët e Bosnje e Hercegovinës, FK Borac Banja Luka dhe ato të Gjeorgjisë, Dinamo Batumi.

Kujtojmë, shorti për ndeshjet e raundit të parë në kuadër të Ligës së Kampionëve do të tërhiqet me 18 qershor, ndërsa ndeshjet e para në program janë me datë 9/10 korrik dhe me 16/17 korrik.

 

Leave a Reply