Fitores së Realit nuk i gëzohet vetëm Struga Trim Lum, por edhe skuadra tjera nga Ballkani

Real Madridi sonte festoi titullin e 15-të rekord në Ligën e Kampionëve, duke mundur Borusinë e Dortmundit në finalen e madhe me rezultatin 2:0. Fitorja e “madrilenëve” përveç që u festua në Madrid, u festua edhe në Ballkan, më konkretisht në Banja Llukë dhe Zagreb.

Falë fitores së “mbretërve”, skuadra kampione e Bosnje e Hercegovinës, Borac Banja Lluka do të jetë në mesin e skuadrave bartëse në raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve, duke fituar kështu një kundërshtarë më të lehtë në short, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që një ndër ato skuadra të jetë Struga Trim Lum, Deçiç, apo edhe Egnatia.


LEXO GJITHASHTUStruga Trim Lum i gëzohet triumfit të Real Madridit në Ligën e Kampionëve


Fitorja e Realit u festua edhe në Zagreb, pasi Dinamo e Zagrebit ka fituar të drejtën të luaj direkt në ndeshjet e “play-off’, përmes së cilave mund të sigurojë një vend për në grupet e Ligës së Kampionëve.

Nëse Reali i Ançelotit do të humbiste përballë Dortmundit, atëherë Dinamo e Zagrebit do të duheshe ti nis garat që nga raundi i dytë kualifikues, ndërsa Borac Banja Lluka do të bënte pjesë në mesin e skuadrave jo bartëse, njëjtë sikurse edhe Struga Trim Lum, Egnatia, apo edhe Deçiç.

Ka buzëqeshur edhe Shakhtari nga Ukraina, skuadër kjo që në vend se të luaj në “play-off”, do të luaj në grupet e Ligës së Kampionëve, ndërsa tashmë dihet se kampionët e Hungarisë, Ferencvaroshi dhe ato të Azerbejxhanit, Karabag, do të startojnë direkt nga raundi i dytë kualifikues i Ligës së Kampionëve. (infOSport.mk)

 

Leave a Reply