Galatasaraji nuk ndalet, kërkon të transferojë edhe Fred të Junajted!

Galatasaraji ka bërë një merkato të bujshme këtë verë, duke angazhuar emra me peshë në futbollin europian, aty ku edhe e ka synim që të ngjitet sërish, pas një pauzë shumë të gjatë, kur për herë të fundit në piedestal, ishin me emrat e mëdhenj, si Hakan Shukur, George Haxhi, Hasan Shash, George Popesku, Tafarel, apo edhe Okan Buruk, që aktualisht luan rolin e trajnerit te skuadra e njohur nga Stambolli.

Gjatë ditës së sotme, para mijëra tifozëve në stadiumin “Rams Park”, u prezantuan Mauro Ikardi, që vendosi të vazhdojë bashkëpunimin me Galatasarajin, por edhe emrat e rinj, si Zaha, Angelino, Bakambu, etj.

Mirëpo si duket apetitet e kësaj skuadre janë edhe më të mëdha, teksa informacionet e fundit flasin se drejtuesit e Galatas, kanë arritur akordi me brazilianin e Mançester Junajted, Fred.

Mirëpo, nuk përfundon me kaq, pasi tani “luanët” e Stambollit duhet të gjejnë marrëveshjen me drejtuesit e skuadrës nga “Olld Traford”,  të cilët janë të gatshëm për tu liruar nga shërbimet e Fred për një shumë të konsiderueshme të hollash, për të nisur negociatat me “yllin” maroken të Fiorentinës, Sofyan Amrabat. (infOSport.mk)

Leave a Reply