
Struga Trim Lum ka barazuar 1:1 përballë ukrainasve të FC Kryvbas, ndeshje kjo e zhvilluar në tokën turke, si pjesë e përgatitjeve për stinorin pranveror, njofton “infOSport.mk”.
Gjithçka interesante sa u përket golave, por edhe rasteve ideale ndodhën gjatë pjesës së parë. Ishte skuadra ukrainase që avansoi e para në këtë përballje me anë të Roman Debelko (30’), ndërsa kundërpërgjigjja erdhi në minutën e 44-të, kur Besart Ibraimi barazoi shifrat në 1:1.
Bomberi i Struga Trim Lum gjatë 45 minutëshit të parë kishte mundësinë për të shënuar edhe golin e dytë personal, por nuk arriti të shënojë nga penaltia.
Të njëjtin gabim në anën tjetër bëri edhe futbollisti i Kryvbas, Andrej Klishçuk, ashtu që në fund rezultati përfundimtarë i këtij takimi doli të jetë i barabartë 1:1.
Ndeshjen e rradhës në tokën turke, Struga Trim Lum do ta zhvillojë me 29 janar kundër danezëve të Vejle. (infOSport.mk)