Struga Trim Lum gati të bëjë një “BIG” goditje në sulm!

Struga Trim Lum stinorin vjeshtorë e mbylli në pozitën e parë me 3 pikë epërsi ndaj kampionëve në fuqi të FC Shkupit, ndërsa kjo ka rritur apetitet e drejtuesve të kësaj skuadre, që janë në kërkim të një sulmuesi “BIG”, që do të ndihmonte skuadrën në pranverë në arritjen e objektivave.

Kujtojmë, Struga Trim Lum përveç se është në garë për titullin kampion, gjithashtu do të tentojë edhe Kupën, aty ku ka arritur deri në fazën gjysmëfinale.

Ndërkohë siç mëson “infOSport.mk”, për të plotësuar një vend në repartin e sulmit, drejtuesit e skuadrës strugane janë në bisedime e sipër me 4 emra të mëdhenj, që të gjitha të njohur për opinionin tonë sportiv.

Fjala është për Marjan Radeskin, Remzifaik Selmanin, Matej Cvetanoskin dhe Valmir Nafiun. Për dallim nga ky i fundit, tre të parët janë lojtar të lirë dhe kanë gjasa më shumë për t’iu bashkuar skuadrës së Struga Trim Lum, edhe pse nuk përjashtohet edhe mundësia e afrimit të Nafiut, i cili po sheh presion konkurrencën e madhe te Shkëndija, sidomos nëse “kuqezinjtë” zyrtarizojnë edhe Eraldo Çinarin.

Mbetet të shihet se cili nga këto 4 emra “BIG” do ti bashkohet skuadrës së Struga Trim Lum, që deri më tani ka arritur të bëjë për vete dy super lojtar në repartin e mbrojtjes, Mexhit Nezirin dhe Besart Krivanjevën. (infOSport.mk)

Leave a Reply