Lisandro Martinez edhe zyrtarisht është një futbollistë i ri i skuadrës së njohur angleze të Mançester Junajted.
Klubi nga ‘Old Trafford’, përmes një njoftimi, ka zyrtarizuar Martinezin, i cili tek ‘Djajtë e Kuq’ vjen nga rradhët e gjigandit holandez, Ajaksit.
“Mançester Junajtedi është i kënaqur të njoftojë se klubi ka arritur marrëveshje me Ajaksin për transferimin e mbrojtësit argjentinas Lisandro Martinez”, – thuhet në njoftimin e lëshuar nga faqja zyrtare e klubit anglez.
Ky transferim sipas mediave të huaja, Mançester Junajtedit i ka kushtuar 50 milionë euro.