
Alesio Romanjoli sezonin e ri do të luaj me fanellën e Lacios në Serie A. “Corriere dello Sport” bën me dije se 27 vjeçari ka marrë “OK” e Sarrit, duke lënë anësh në këtë mënyrë ofertat e dy skuadrave angleze, , Fulham dhe Aston Villa.
Dje, Lottito, Sarri dhe Tare kanë pasur një takim të gjatë për këtë çështje, me negociatat finale që pritet të bëhen sot.
Ish-kapiteni i Milan ka përfunduar kontratën me “kuqezinjtë”, teksa do kalojë falas te skuadra nga kryeqendra italiane.
Në këtë mënyrë vetë Romanjoli do plotësonte një ëndërr për të veshur fanellën e Lacios, me lojtarin që është deklaruar edhe më herët si një tifoz i “Shqiponjave”.