
FC Shkupi do luajë në turin e parë kualifikues të Champions League përballë Lincoln Red Imps. Klubi shqiptar që militon në Maqedoninë e Veriut do tentojë kualifikimin historik, pasi më herët sezonin e fundit pati sukses duke u shpallur kampion.
Nëpërmjet një video në rrjetet sociale, FC Shkupi ka postuar disa momente të tifozërisë së tij të zjarrtë. Në përshkrim shkruhet: “Përshëndetje Lincoln! Ky është Shkupi! Ne po vijmë”.
Kujtojmë, ndeshjen e parë FC Shkupi do ta zhvillojë si vendas në Shkup me datë 5 korrik, ndërsa atë kthyese një javë më vonë në fushën e kundërshtarit.
Shorti mund të konsiderohet mjaft i favorshëm për skuadrën nga Çairi, ashtu që “Shvercerat” me të drejtë presin kualifikimin për në raundin e dytë, aty ku FC Shkupin e pret përballja me gjigandët kroat të Dinamo Zagrebit.