Kristijan Stojkoski ka vazhduar kontratën me Makedonija GJ.P edhe për një vit tjetër, njofton “infOSport.mk”. ish futbollisti i FC Shkupit në këtë mënyrë i qëndron besnik klubit të fëmijërisë, me të cilin këtë edicion do të bëjë gara në arenën ndërkombëtare.
“Dëshira ishte e madhe që me klubin e fëmijërisë të luaja ndeshje europiane, ashtu që shumë lehtë ishte që të arrijmë marrëveshje me drejtuesit. Si gjithnjë do të jap maksimumin që edhe sezoni i ardhshëm të jetë i suksesshëm, si për mua, ashtu edhe për Gjorçen” – është shprehur Stojkoski për faqen zyrtare të klubit nga Gjorçe Petrovi, që me mjaft sukses po udhëhiqet nga strategu shkupjan, Muharem Bajrami.
E kur jemi tek rinovimet, vlen të theksohet se pikërisht nga Bajrami nisën të njëjtat, me strategun shkupjan që firmosi kontratë deri në vitin 2024, ndërsa një kontratë të njtëtë arritën edhe portieri Hristijan Stevkovski dhe mbrojtësi, Filip Mishovski. (infOSport.mk)