Matej Cvetanoski ka lëshuar hotelin ku qëndronte me FC Shkupit dhe ka udhëtuar drejt Hungarisë, aty ku edhe do të vazhdojë karrierën e tij futbollistike. Informacione të besueshme pranë “infOSport.mk” bëjnë me dije se Cvetanoski veçmë ka udhëtuar drejt shtetit hungarez, dhe se i nëjti së shpejti do të prezantohet me fanellën e skuadrës së Gyirmot.
Emri i tij lidhej ngushtë me një transferim jashtë vendit me të përfunduar stinori vjeshtorë, mirëpo i njëjti sërish nisi përgatitjet me ekipin e FC Shkupit, mirëpo gjithnjë duke lënë hapur mundësinë e transferimit në ndonjë kampionat të huaj.
Dhe tashmë kur i erdhi shansi, Cvetanoski ka vendosur të braktis FC Shkupin, te e cila skuadër u transferua janarin e vitit 2021 nga ekipi i Vardarit.
Ai me FC Shkupin gjatë kësaj periudhe zhvilloi 32 ndeshje, duke realizuar edhe 7 gola, 5 prej të cilëve gjatë stinorit vjeshtorë.
24-vjeçari Cvetanoski në pjesën e parë të sezonit aktual, ishte ndër më të mirët te FC Shkupi, me 5 gola të shënuar dhe 6 asiste.
Sa i përket ekipit të tij të ri, Gyimrot, drejtuesit e kësaj të fundit te Cvetanoski shohin shpëtimtarin e sezonit, duke pasur parasysh se kjo skuadër stinorin vjeshtorëe mbylli në pozitën e fundit me 14 pikë, mirëpo me gjasa reale për të mbeijetuar, duke pasur parasysh se Ujpeshti i Bojan Miovskit dhe Stefan Spirovskit në pozitën e 8-të ka 3 pikë më shumë. (infOSport.mk)