
Florian Marku disa ditë më parë u shpall kampion në kategorinë IBF, pasi mposhti boksierin ukrainas, Maksim Prodan në stadiumin e Tottenham me vendim jurie.
Menjëherë pas këtij triumfi Marku paralajmëroi së ndeshja e radhës do të vinte shumë shpejt, ndërsa një gjë të tillë ai ka konfirmuar orë më parë përmes rrjetit social “Facebook”, duke konfirmuar se luftën e tij të rradhës do ta ketë me 20 nëntor po në Londër, mirëpo këtë herë në stadiumin e famshëm “Uembli”.
Ende nuk dihet kundërshtari i rradhës, i cili pritet të zbulohet në ditët në vazhdim.