Renova po tregohet mjaft aktive në merkato, teksa gjatë ditës së sotme skuadra nga Xhepçishti ka zyrtarizuar transferimin e mbrojtësit të krahut të djathtë të Rabotniçkit, Nikolla Risteski, njofton “infOSport.mk”.
24-vjeçari shihet si zëvendësim ideal për të larguarin Bashkim Veliu, i cili vendosi që karrierën e tij ta vazhdojë në Superligën shqiptare te skuadra e Laçit.
Kujtojmë ditë më parë “gjipspunuesit” angazhuan edhe ish mbrojtësin e FC Shkupit, Darko Ilieski, i cili erdhi nga rradhët e Pelisterit. Ky i fundit do të zëvendësojë Nenad Mishkovskin, një ndër futbollistët me më shumë paraqitje te Renova, skuadër kjo që tashmë ditë ka nisur fazën e përgatitjeve për sezonin e ri.
Ndryshe Risteski është futbollisti i 7-të që firmos me Renovën, pas portierit Igor Aleksovski, mbrojtësve Antonio Ilieski dhe Darko Ilieski, mbrojtësit të karhut të majtë Aleksandar Borha, mesfushorit difenziv Viktor Serafimovski si dhe mesfushorit ofenziv, Izet Ajrullahut.
Mirëpo kjo nuk është e tëra kur janë në pyetje përforcimet e reja të skuadrës nga Tetova, kjo pasi ditëve në vijim pritet që të sjellin të paktën dy sulmues. E gjithë kjo varet edhe nga qëndrimi, apo mosqëndrimi i Emran Ramadanit, të cilit i ka përfunduar kontrata, por që palët ende janë në negociata për vazhdimin e bashkëpunimit. (infOSport.mk)