Barazim në miqësoren midis Struga Trim Lum dhe Partizanit

Është mbyllur me barazim 1:1 miqësorja midis dy skuadrave shqiptare, Struga Trim Lum dhe Partizanit, dy skuadra që në fillim të korrikut do luajnë në ndeshjet e “UEFA Conference League”, njofton “infOSport.mk”.

Që të dy golat u realizuan në pjesën e dytë, me Partizanin që avansoi me një gol të shënuar në minutën e 64-të nga ana e brazilianit Lukas Kardozo, derisa golin e barazimit për Struga Trim Lum e realizoi shkupjani, Emir Skenderi.

Për Struga Trim Lum ishte kjo ndeshja e parë miqësore, derisa për Partizanin e dyta, pas asaj ndaj FC Shkupit (2:0). Pikërisht skuadra nga Çairi do të jetë kundërshtari i rradhës i Struga Trim Lum, ndeshje kjo që në program është me datë 26 qershor (e shtunë).

 

Leave a Reply