
Problemet nuk kanë fund për Tiranën. Një ndër futbollistët më standard të kësaj skuadre, mbrojtësi maqedonas, Filip Najdovski, ka rezultuar pozitiv me COVID-19.
Ai ka qenë në Maqedoni gjatë këtyre ditëve dhe pritej të grumbullohej me ekipin kombëtar në mini-kampin e organizuar nga seleksionuesi Igor Angellovski, por pas testimeve të bëra i njëjti rezultoi të jetë i infektuar me Koronavirus.
Kështu Najdovski do të humbas ndeshjen e 20 shkurtit kundër Teutës në “Selman Stërmasi”, ndërsa me shumë gjasa edhe ndeshjet kundër Vllaznisë në Shkodër dhe Bylisit në Tiranë.