Interi ka shënuar fitore 2:0 në transfertën ndaj Fiorentinës në ndeshjen e parë të javës së 21-të në Serie A, njofton “infOSport.mk”. Ishte kjo fitorja e 14-të sezonale për “zikaltërit”, të cilët në këtë mënyrë marrin përkohësisht kryesimin para kushërinjëve të tyre, Milanit.
Nga një gol në secilën pjesë shënuan të besuarit e trajnerit Antonio Konte, i cili edhe këtë ndeshje e përcolli nga tribunat për shkak pezullimit.
Ishte Nikolo Barrella që shënoi golin e parë për zikaltërit në minutën e 34-të, ndërkohë në minutën e 52-të Ivan Perishiç shënoi edhe golin e dytë në rrjetën e Dragovskit.
Interi së paku deri të dielën do të mbajë pozitën e parë në tabelën e klasifikimit, ditën kur Milani do të zhvillojë ndeshjen e javës së 21-të kundër Krotones.