Atletiko Madridi ka regjistruar edhe fitoren e 6-të me rradhë në La Liga, duke vazhduar të thellojë diferencën në pikë ndaj ndjekësve më të afërt, Real Madridit dhe Barcelonës, njofton “infOSport.mk”.
Skuadra e Diego Simenone tashmë ka 7 pikë epërsi ndaj skuadrës së dytë në renditje, Real Madridit, kjo falë fitores që e arriti sonte në transfertën ndaj Eibar me shifrat 2:1.
“Jorganxhinjët” deri tek fitorja erdhën pas një përmbysje spektakolare, edhe atë falë “dopietës” së Luis Suarez, i cili fillimisht në minutën e 40-të barazoi shifrat në 1:1, që më pas në minutën e 89-të nga pika e bardhë të përkujdeset për fitoren e 14-të sezonale në 17 javë kampionat në La Liga.
Ndryshe golin e vetëm për Eibarin dhe të parin e këtij takimi të zhvilluar në stadiumin “Estadio Municipal de Ipurua”, e realizoi Dimitroviç nga penaltia.