Struga Trim Lum ka gati transferimin e parë në merkato

Struga Trim Lum tashmë disa ditë ndodhet në Durrës, aty ku trajneri Srgjan Zaharievski po zhvillon fazën e dytë të përgatitjeve në prag të stinorit pranveror, ku skuadra strugane pretendon Europën, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra dje zhvilloi edhe ndeshjen e parë kontrolluese kundër skuadrës kosovare të Gjilanit, që gjithashtu po përgatitet në tokën shqiptare. Ndeshja në fjalë u mbyll me barazimin 3:3, ndërsa vlen të theksohet se në këtë ndeshje te Struga Trim Lum u paraqit edhe mesfushori serbe, Nemanja Bosançiç.

Bëhet fjalë për një futbollistë 25-vjeçar, i cili edhe zyrtarisht pritet të prezantohet në fund të javës. Informacionet e “infOSport.mk” bëjnë me dije se Bosançiç me Struga Trim Lum do të nënshkruajë kontratë 6 mujore, me opcion për ta vazhduar të njëjtën edhe për një vit tjetër.

Bosançiç te Struga Trim Lum vjen nga rradhët e skuadrës serbe të Kolubara, ndërsa karrierën e tij e kishte nisur te skuadra e Indjija, për të luajtur më pas edhe te Borac Çaçak dhe te skuadra malazeze e FK Berane.

Ndryshe Bosançiç në Superligën e Serbisë numëron 23 ndeshje, 1 gol dhe 4 asiste, ndërkohë në Ligën e parë të Serbisë i njëjti ka zhvilluar 108 ndeshje, duke regjistruar 8 gola dhe 8 asiste.

Bosançiç te Struga Trim Pritet të shtojë konkurrencën në mesfushë, mirëpo kjo goditje me siguri se nuk do të jetë e fundit nga ana e drejtuesve të Struga Trim Lum, që ditëve në vijim pritet të njoftojnë edhe për emrat e ri që do i bashkohen skuadrës së tyre, që stinorin vjeshtorë e mbylli në pozitën e katërt.

Leave a Reply