Taulant Seferi prej dje edhe zyrtarisht i është bashkuar Tiranës, me të cilën skuadër synim do të ketë mbrojtjen e titullit kampion, njofton “infOSport.mk”.
Seferi te kampionët në fuqi të Shqipërisë do të luajë në formë huazimi nga ekipi i Jang Bojs deri në fund të sezonit, ndërsa sipas asaj që raportojnë mediat në Shqipëri, sulmuesi kumanovar gjatë 5 muajve qëndrim do të përfitojë plotë 50 mijë euro.
Një shifër kjo e majme për kushtet e futbollit në Shqipëri, por edhe në tërësi në gjithë Ballkanin. Ndërkohë përveç rrogës mujore prej 10 mijë eurosh, Tirana Seferit do i’a mbulojë edhe shpenzimet për akomodim në kryeqednrën shqiptare.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare do të jetë një nga më të paguarit e skuadrës, por shpenzimi i Halilit nuk mbyllet me kaq, pasi i njëjti paralajmëron tjera goditje “big” te Tirana, e ku mund të përfshihet edhe Ferhan Hasani, për të cilin skuadra shqiptare tashmë një kohë më të gjatë është në bisedime.