Ish futbollisti i Shkëndijës edhe zyrtarisht rikthehet në futbollin ballkanas

Ish futbollisti i Shkëndijës dhe Vardarit, Viktor Nildo Xhufo, është rikthyer sërish për të luajtur në futbollin ballkanas. Braziliani 27-vjeçar gjatë ditës së sotme ka firmosur me skuadrën sllovene të Koper, te e cila skuadër vjen si agjent i lirë, njofton “infOSport.mk”.

Xhufo së fundmi ishte pjesë e skuadrës braziliane të Vitoria ES, ndërsa pjesë e Shkëndijës ishte për dy vite e gjysmë. Ai nga Shkëndija u largua korrikun e vitit 2017-të, për t’iu bashkuar skuadrës vlonjate të Flamurtarit nga Superliga shqiptare, për tu rikthyer sërish në futbollin tonë vendor verën e vitit 2018-të, mirëpo kësaj rradhe duke veshur fanellën e Vardarit.

Në LPFMV, Xhufo numëron gjithsej 50 ndeshje, 12 gola dhe 10 asistime, ndërkohë gjatë karrierës së tij i njëjti ka luajtur edhe në Indonezi me skuadrën e Semen Padang FC, derisa karrierën e kishte nisur në vendlindje me ekipin e Bahia, për të luajtur më pas edhe me Rion Branko, nga e cila skuadër janarin e vitit 2015-të i ishte bashkuar Shkëndijës.

Leave a Reply