Ensar Luma shënon dhe shkruan historinë me Shkëndijën (VIDEO)

Ensar Luma ishte një ndër autorët e golave për Shkëndijën në derbin lokal ndaj Renovës, në të cilën ndeshje “kuqezinjtë” shënuan fitore 3:1, njofton “infOSport.mk”.

Luma shënoi golin e parë që në minutën e katërt, ndërsa ishte kjo ndeshja e tij e parë e këtij sezoni si titullarë me fanellën e Shkëndijës. Këtë gol Luma do ta mbajë mend gjatë kohë, pasi përveç që ishte i pari i shënuar në një ndeshje zyrtare me fanellën e klubit të tij të zemrës, ai emrin e tij e ka shënuar në historinë e klubit “kuqezi” nga Tetova, pasi ishte goli numër 900-të i Shkëndijës i shënuar në ndeshjet e Ligës së Parë.

Pas 11 xhirove Shkëndija e Tetovës me 25 pikë kryeson renditjen në elitën e futbollit vendor, duke lënë pas vetes FC Shkupin me 23 pikë.

 

Leave a Reply