
Futsal Shkupi të martën mësoi emrin e kundërshtarit për në raundin parakualifikues të Ligës së Kampionëve Europian. Kundërshtarë i skuadrës “bardhekaltër” nga Çairi doli të jetë skuadra irlandeze e Blu Mexhik FC Dublin, ndaj së cilës skuadër Futsal Shkupi shihet si favorit, njofton “infOSport.mk”.
Ndërkohë gjatë ditës së sotme është mësuar edhe data dhe ora e zhvillimit të këtij takimi, që do të zhvillohet në Shkup.
Ndeshja Futsal Shkupi – Blu Mexhik FC Dublin do të zhvillohet me 29 nëntor në palestrën “Jane Sandanski” në Shkup me fillim në ora 19:45.
Kujtojmë është kjo hera e tretë që Futsal Shkupi po prezanton vendin tonë në ndeshjet e Ligës së Kampionëve, derisa vitin e kaluar arriti edhe suksesin më të madh, duke kaluar raundin paraelimiantorë dhe duke u kualifkuar në ndeshjet e “Main Round”.