
UEFA ka publikuar kandidatët finalë për çmimet e sezonit 2019-2020 në nivel klubesh.
Kështu për “Çmimin e lojtarit më të mirë të UEFA-s”, për sezonin që lamë pas do të konkurrojnë portieri dhe njëherit kapiteni i Bajernit të Munihut, Manuel Nojer, bashkëlojtari i tij, Robert Levandovski, si dhe mesfushori i Mançester Sitit, Kevin De Brujne.
Ndërkohë, sa i përket trajnerit më të mirë, një gjë është e qartë, pasi ky çmim do të shkojë në Gjermani, mirëpo mbetet të shihet se cili prej 3 trajnerëve gjerman të nominuar do ta fitojë të njëjtin. Në konkurrencë për këtë çmim prestigjioz, janë Jurgen Klop i Liverpullit, Hans Diter-Flik i Bajern Munihut dhe tekniku i Lajpcigut, Jurgen Nagelsman.
Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të mbahet në 1 tetor, kur do të hidhet dhe shorti për ndarjen e grupeve të Ligës së Kampioneve.
De Bruyne, Lewandowski or Neuer for UEFA Men's Player of the Year?Who is your Women's Player of the Year?Men's Coach of the Year?Women's Coach of the Year?See all the nominees:
Публикувахте от UEFA в Сряда, 23 септември 2020 г.