FC Shkupi në ditën e fundit të afatit kalimtarë të verës ka bërë edhe goditjen e fundit, duke nënshkruar me sulmuesin e talentuar kërçovarë, Mërgim Dani.
Siç mëson “infOSport.mk”, Dani me skuadrën nga Çairi ka nënshkruar kontratë një vjeçare, ndërsa sot bëri debutimin e tij me fanellën e skuadrës nga Çairi në miqësoren kundër Osogovës.
Për 26-vjeçarin nga Kërçova ishte ky një super debutim para syve të trajnerit Muharem Bajrami, pasi arrti që të shënojë gol në fitoren 4:0 të FC Shkupit.
Goli i Mërgim Danit ndaj Osogovës
Mërgim Dani debuton me gol me fanellën e FC ShkupitSulmuesi nga Kërçova do të jetë emri më i ri në sulmin e skuadrës nga Çairi, ndërsa aftësitë e tij sulmuese i dëshmoi që në debutimin e tij kundër Osogovës….Video: albsport.mk
Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 6 септември 2020 г.
Dani realizoi golin e fundit për skuadrën nga Çairi, kur mjaft mirë shfrytëzoi harkimin e Ilirid Ademit, dhe me kokë arriti që të mposhtë portierin kundërshtarë, duke paralajmëruar se mund të jetë një super përforcim për repartin e sulmit në ndeshjet kampionale.
Ndryshe Mërgim Dani përveç me Vëllazërimin e Kërçovës, ku edhe kishte nisur karrierën e tij, kishte luajtur edhe me Zajazin vite më parë, kur edhe kishte shënuar golin vendimtarë, me të cilin kishte ndihmuar këtë skuadër për tu ngjitur në Ligën e Dytë.