Namani rezulton pozitiv, Drita nuk përmbahet: E tmerrshme, standard i dyfishtë i UEFA-s

Skuadra kampione e Kosovës, që udhëhiqet nga strategu shkupjan, Ardian Nuhiu, të premten me sukses kaloi sfidën e parë paraeliminatore në kuadër të Ligës së Kampionëve, duke mundur me shifrat 2:1 ekipin e Inter Escaldes nga Andora. Tashmë skuadrën gjilanase e pret sfida tjetër, ajo e nesërmja kundër skuadrës së Linfield nga Irlanda e Veriut, ndërsa në prag të kësaj sfide, Drita po has në shumë probleme. Ata kanë marrë një lajm të hidhur, teksa Hamdi Namani, i cili shënoi golin e dytë në fitoren ndaj Inter Escaldes, ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Prishtinasi 25-vjeçar vulosi fitoren e “Intelektualëve” me eurogolin e realizuar, teksa është befasuar nga përgjigja e testeve mjekësore.

Ndërkohë negativ ka rezultuar Fidan Gërbeshi, i cili u infektua dy ditë më parë. E gjithë kjo ka bërë që Drita të reagojë ashpër kundër UEFA-s me një postim në faqen zyrtare, ku ndër të tjera shkruan:

“E TMERRSHME!

Nga testimet e sotme, tani pozitiv ka rezultuar lojtari me i mire ne ndeshjen e fundit Hamdi Namani, e per qudi negativ rezulton Fidan Gerbeshi qe ne testin e para dy dite ishte pozitiv, gjithashtu negativ rezultoi edhe Bujar Shabani qe ne testin e para dy dite ka rezultuar negativ, por per shkak te kontaktit me Fidanin eshte kerkuar nga Uefa qe te vetizolohet!

E habitshme se qfar po ndodhe, e habitshme se si Uefa vepron me standarde te dyfishta, ku vetizolon lojtarin qe rezulton kater heret e fundit Negativ.

Kjo eshte e pabesueshme se si mund ti ndodhe nje gje e till nje organizatori siq eshte UEFA!”

Leave a Reply