
Në Itali situata me “Covid 19” vazhdon të jetë shumë e vështirë. Pasi Torino konfirmoi një rast pozitiv me Koronavirus dhe Fiorentina plotë 6 raste të reja,
edhe klubi i Sampdorias ka dalë me deklaratë zyrtare, ku ka konfirmuar se tre persona në klub, kanë rezultuar pozitivë me “Covid-19”.
“UC Sampdoria konfirmon se pas testeve të sotme për ‘Covid-19’, kemi pasur tre raste të reja me Koronavirus. Të prekur kanë simptoma dhe janë karantinuar, aty ku do të kenë kujdesin e nevojshëm sipas protokollit”, – shkruhej në njoftimin e klubit.
Kësisoj rifillimi i Serie A, mbetet në rrezik të madh!
#COVID19: comunicazione U.C. #Sampdoria del 7 maggio 2020
https://t.co/oUvawd1tDb pic.twitter.com/MQnsHtlBkF
— U.C. Sampdoria (@sampdoria) May 7, 2020