Ish-futbollisti i Skënderbeut “U17”, Dorjan Tahirllari ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. 18-vjeçari vuan nga një tumor malinj dhe ka kryer 5 operacione, por sërish masa tumoriale në trupin ende nuk është zhdukur.
Në këtë periudhë të vështirë dhe dramatike për të dhe familjen e tij, kërkohet ndihmë e madhe financiare për të mbuluar shpenzimet e kurimit të tij.
Dorianit i nevojiten 100 mijë euro për të kryer trajtimet e tjera mjekësore.
Djaloshi ka shkruar një poezi, në vargjet e së cilës ndihet dhimbja për jetën e bukur dhe të kaluarën.
Poezia e Dorjan Tahirllarit:
Një ditë ku asgjë nuk ishte si ditët e tjera,
një ditë ku nuk kishte asgjë brenda saj.
Një ditë që të shurdhonte nga vetmia.
Një ditë ku mërzia dukej e zakonshme.
Një ditë ku dukej sikur dhimbja ishte miku im.
Një ditë ku lulet janë ujitur nga lotët e mi,
ku nëna lutej për shërimin e këtij djali.
Një ditë ku kujtova gjithçka…
Fëmijërinë time,fushën e gjelbërt,shokët e mi…
Një ditë ku lotoja dhe vuaja për ëndërrat,qëllimet dhe motivet e mia…
Kujtoja ditën kur lutesha për to e sot ato luten për mua…
Një ditë ku lutja është tek Zoti…
Dua t’i lutem atij për ëndërrat e mia.
Dua t’i lutem për mua…
Ishte një ditë që më kujtoi gjithë ato ditë…