
Real Madrid është duke menduar për të ardhmen e Garet Bejll.
Sipas asaj që shkruan e përditshmja spanjolle, “Marca”, skuadra madrilene po planifikon ta lë të lirë uellsian gjatë merkatos së verës.
Për shkak problemeve të shumta fizike ish-ylli i Totenhamit, ka kalur në një periudhë jo të mirë në “Santiago Bernabeu”, duke pasur parasysh se këtë edicion me fanellën e “mbretërve” është paraqitur në vetëm 14 ndeshje, ku ka shënuar edhe 2 gola, nga gjithsej 27 xhiro të zhvilluara në La Liga.
Kontrata e Bejll me Realin e Madridit skadon në verën e vitit 2022, ndërsa vlen të theksohet se pjesë e “mbretërve” është nga shtatori i vitit 2013-të.
Ai brenda kësaj periudhe të kaluar te skuadra spanjolle, ka zhvilluar plotë 249 ndeshje, duke shënuar edhe 105 gola.