Mançester Siti po bënë gati një ofertë në drejtim të Interit, për shërbimet e mbrojtësit sllovak, Milan Skriniar, shkruan ‘Calciomercato’.
Shkriniar prej kohësh po përcillet nga skuadra e Premierligës angleze, e cila thuhet se madje më herët kishte bërë edhe një ofertë në vlerë preh 65 milion euro, mirëpo e njëjta ishte refuzuar automatikisht nga ana e drejtuesve “zukaltër”.
Inter raportohet se nuk dëshiron të shesë 25 vjeçarin, edhe pse një ofertë prej 85 milionë euro nga ana e Mançester Sitit do të bënte që ata të mendoheshin mirë dhe të futeshin në bisedime.
Shkriniar te Inter erdhi gjatë vitit 2016 nga skuadra e Sampdorias, ndërsa për shkurtë kohë u shndërrua në një lojtar kyç në mbrojtjen e “ziklatërve”, aty ku kanë fjalën kryesore së bashku me Stefan de Vrij në qendër të mbrojtjes.